leoni

Në Ferizaj është bërë hapja zyrtare e  projektit “Bibliotekë Rinore”

Gjatë ditës së sotme është bërë hapja zyrtare e projektit “Biblioteka Rinore”. Në këtë ceremoni ka marrë pjesë edhe nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, i shoqëruar nga drejtoresha për Kulturë, Rini e Sport, Xhemile Murati Shabani, udhëheqësja e Sektorit të Rinisë znj. Dashurije Ahmeti e shumë të pranishëm të tjerë. Lorik Karaliti së bashku me përfaqësuesen e grupit, Dijane Maliqi inauguruan së bashku hapësirën. “Biblioteka Rinore”, është financuar nga projekti Municipalities for Youth që financohet nga Qeveria e Japonisë përmes mbështetjes se Fondit Japonez për Zhvillim Social, të administruar nga Banka Botërore dhe implementuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal me Community Development Fund – CDF, dhe participuar financiarisht nga Komuna e Ferizajt.

May be an image of 9 people

Kontrolloni gjithashtu

Protestuesit nga Podujeva duhet të respektojnë vendimin, ashtu siç veprojnë edhe linjat nga qytetet tjera të Kosovës!

Autobusët e linjës Podujevë – Prishtinë po vazhdojnë të qëndrojnë para komunës së Prishtinës në …