Në Skenderaj është mbajtur dëgjimi publik për përgatitjen e Kornizës Afatmesme Buxhetore 2027–2029

Sot, në Sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, është mbajtur dëgjimi publik për përgatitjen e Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) 2027–2029. Në këtë takim morën pjesë Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, nënkryetari Fadil Nura, drejtori i Financave Behxhet Maliqi, si dhe drejtorët e drejtorive komunale.

Në dëgjimin publik morën pjesë përfaqësues të lagjeve dhe fshatrave, organizata të shoqërisë civile, gra, studentë, fermerë, sportistë dhe qytetarë të tjerë të interesuar. Gjatë diskutimeve u ngritën çështje dhe u paraqitën propozime nga fusha të ndryshme si bujqësia, mbështetja për personat me aftësi të kufizuara, infrastruktura rrugore, ndriçimi publik dhe sektorë të tjerë me rëndësi për zhvillimin e komunës.

Ky proces konsultimi synon që prioritetet dhe nevojat e qytetarëve të reflektohen në planifikimin buxhetor të komunës për periudhën 2027–2029. Përmes pjesëmarrjes aktive në dëgjimet publike, qytetarët bëhen pjesë e procesit të vendimmarrjes, duke kontribuar drejtpërdrejt në hartimin e politikave dhe projekteve që ndikojnë në jetën e përditshme të komunitetit.

Përfaqësuesit komunalë falënderuan të pranishmit për kontributin dhe angazhimin e tyre, duke theksuar se bashkëpunimi me qytetarët mbetet një element kyç në ndërtimin e një qeverisjeje transparente, gjithëpërfshirëse dhe të përgjegjshme.

Kontrolloni gjithashtu

Nderohet kujtimi i Heroit Skënder Rexhepi – KOMANDANT HEKURI

Në ditëlindjen e 61-të të Heroit të Kombit, Skënder Rexhepi – Komandant Hekuri, u vizitua …