Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku takon sot përfaqësues të bizneseve për të diskutuar për krizën aktuale në vend

Abdixhiku dhe Osmani: Gazi amerikan është domosdoshmëri strategjike për sigurinë dhe zhvillimin e Kosovës

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, kanë theksuar se integrimi i Kosovës në projektet energjetike amerikane është një domosdoshmëri strategjike për sigurinë dhe zhvillimin afatgjatë të vendit. Në një deklaratë të përbashkët, ata vlerësuan se qëndrimi i fundit i Shteteve të Bashkuara ndaj projekteve energjetike në rajon përbën një sinjal të qartë për orientimin strategjik të Kosovës. Sipas tyre, përfshirja në projektet e gazit amerikan nuk është vetëm çështje ekonomike, por pjesë e arkitekturës së sigurisë që SHBA-ja po ndërton në Evropë dhe Ballkanin Perëndimor. “Energjia nuk është vetëm ekonomi. Energjia është siguri, sovranitet dhe aleancë”, thuhet në deklaratë. Abdixhiku dhe Osmani kritikuan politikat energjetike të viteve të fundit, duke theksuar se Kosova është distancuar nga projektet strategjike rajonale, ndërsa ka shpenzuar mbi një miliard euro për importin e energjisë elektrike. Sipas tyre, mungesa e diversifikimit të burimeve energjetike dhe vonesat në partneritetet strategjike e kanë lënë vendin jashtë zhvillimeve të rëndësishme rajonale. Ata paralajmëruan se Kosova rrezikon të mbetet i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor jashtë korridoreve strategjike të gazit amerikan dhe jashtë arkitekturës së re energjetike e të sigurisë që po ndërtohet në rajon.

Kontrolloni gjithashtu

BE nis negociatat për zgjerimin e roaming-ut në Ballkanin Perëndimor

Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer, ka përshëndetur vendimin e Këshillit Evropian për hapjen e …