Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane përmban një mesazh të qartë strategjik nga Shtetet e Bashkuara për të ardhmen energjetike dhe ekonomike të Kosovës. Sejdiu tha se dokumenti është parë nga dy departamente të Qeverisë së SHBA-së dhe se përmbajtja e tij përfaqëson një sinjal serioz për institucionet e Kosovës. “Janë dy departamente në Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që e kanë parë fjalë për fjalë këtë letër. Kjo është ftesa e fundit që i thotë këtij vendi: nëse kapitali ynë nuk hyn me këtë projekt, ne nuk kemi çka lypim këtu as me kapital, as me siguri”, deklaroi Sejdiu. Sipas tij, mesazhi amerikan shkon përtej çështjeve energjetike dhe prek drejtpërdrejt orientimin strategjik të Kosovës në raport me aleatët perëndimorë dhe zhvillimet gjeopolitike në rajon. Sejdiu theksoi se letra i referohet qëndrimeve të administratës së presidentit amerikan Donald Trump për uljen e varësisë energjetike të Evropës nga Rusia, duke e parë Kosovën si pjesë të këtij vizioni strategjik. “Është duke folur Departamenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, po ta citon Trumpin, po ta përmend Rusinë dhe po të thotë diçka tepër interesante: ‘forcojmë sigurinë energjetike dhe t’i rrisim ekonomitë tona krah për krah’”, u shpreh ai.

Kontrolloni gjithashtu

BE nis negociatat për zgjerimin e roaming-ut në Ballkanin Perëndimor

Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer, ka përshëndetur vendimin e Këshillit Evropian për hapjen e …