Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj me bashkëpuntorë ka përcell nga afër finalizimin e punimeve në asfaltimin e të gjitha rrugicave në fshatin Beleg, në kuadër të projektit “Asfaltimi i rrugëve dhe rrugicave në fshatrat e Komunës së Deçanit – Lloti 4”.

Në llogarinë e tij në facebook, kryetari Ramosaj ka shkruar:

Jemi drejt përfundimit të asfaltimit të të gjitha rrugicave në fshatin Beleg!

Me përkushtim dhe bashkëpunim, kemi realizuar një projekt të rëndësishëm për përmirësimin e infrastrukturës lokale.

Urime për të gjithë banorët!

Ky projekt shënon një hap tjetër të rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve të jetesës për të gjithë banorët e komunës së Deçanit. Me realizimin e tij, do të asfaltohen segmente rrugore të cilat lehtësojnë ndjeshëm lëvizjen dhe rrisin sigurinë për të gjithë qytetarët.

Me këtë investim përmbyllet me sukses asfaltimi i të gjitha rrugëve dhe rrugicave në fshatrat dhe lagjet e Komunës së Deçanit, një zotim që tashmë po bëhet realitet.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra për Barazi Gjinore në Malishevë, përmbyllë aktivitetet për vitin 2025

Zyra për Barazi Gjinore dhe sektorët brenda sajë, Mbrojtja e të drejtave të njeriut, fëmijëve, …