Kryetari Sokol Haliti, me rastin e festës së Fitër Bajramit, ka vizituar Bashkësinë Islame në Viti

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, me rastin e festës së Fitër Bajramit, ka vizituar Bashkësinë Islame në Viti, ku u prit nga përfaqësuesit e saj.

Me këtë rast, ai ka uruar Kryetarin e Bashkësisë Islame dhe gjithë besimtarët myslimanë për festen e Fiter Bajramit, duke theksuar rëndësinë e vlerave që ajo përcjell.

“Fitër Bajrami është një festë që na bashkon dhe na kujton rëndësinë e solidaritetit, mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë. Paqja, harmonia dhe toleranca janë shtyllat e forta që e mbajnë shoqërinë tonë të qëndrueshme dhe të bashkuar.”

Gëzuar Fitër Bajrami!

Sokol Haliti-Kryetar i Komunës së Vitisë

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mbledh Këshillin e Drejtorëve, kërkon mobilizim të plotë pas paralajmërimeve për përkeqësim të motit

Nën kryesimin e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur mbledhja e …