Me rastin e fillimit të vitit të Ri shkollor 2025/2026, kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, së bashku me drejtorin e Arsimit, z. Besnik Hulaj, vizituan disa nga shkollat e komunës.
“Rikthimi i nxënësve në bankat shkollore sjell gjithmonë gëzim dhe emocion të veçantë, ndërsa për fëmijët që sot nisin për herë të parë rrugën e dijes, kjo ditë mbetet e paharruar dhe plot kuptim.
Uroj që ky vit i ri shkollor të jetë i mbushur me dije, arritje e suksese për të gjithë nxënësit, mësimdhënësit, prindërit dhe stafin arsimor”, ka shkruar në profilin e tij në facebook, kryetari I komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj.