Në takimin konsultativ të thirrur nga Dimal Basha, mungon opozita

Takimi Konsultativ i thirrur nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, është mbajtur edhe pse partitë opozitare kanë vendosur të mos marrin pjesë. Ky takim u thirr pas vendimit të Bashës të shtunën, kur ai konsideroi Kuvendin si të konstituar pavarësisht se nuk u zgjodh nënkryetari nga komuniteti serb, duke hapur debat politik dhe juridik. Në mbledhje kanë marrë pjesë vetëm Basha dhe dy nënkryetaret, Albulena Haxhiu dhe Emilija Rezhepi, ndërsa mungojnë përfaqësuesit e PDK-së dhe LDK-së, të cilat më herët kishin paralajmëruar bojkotin.

Kontrolloni gjithashtu

Ehat Miftaraj: Ndërrimi i personit nuk e rinis afatin gjashtëmujor për ushtruesin e detyrës së presidentit

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka thënë se kufizimi kushtetues …