Komuna e Malishevës ka shpallur të premtën ftesë Publike për Organizatat e Shoqërisë Civile dhe Qytetarë.
Prioritetet e propozuara të Komunës së Malishevës janë:
1. Fuqizimi i pjesëmarrjes së të rinjve në vendimmarrje dhe qeverisjen lokale
1.1 Përfshirja aktive e të rinjve, grupeve joformale dhe formale në proceset e vendimmarrjes komunale dhe mekanizmat institucionalë, konsultimet e rregullta për programet dhe projektet që ndikojnë në jetën e tyre;
1.2 Sigurimi i përfaqësimit të barabartë dhe gjithëpërfshirës të të rinjve nga të gjitha fshatrat duke përfshirë grupet e margjinalizuara (minoritetet, të rinjtë me aftësi të kufizuara, vajzat e reja);
1.3 Promovimi i transparencës lokale, përmirësimi i qasjes së të rinjve në informata publike dhe zgjerimi i hapësirave për dialog dhe debat publik përmes forumeve rinore, konsultimeve tematike dhe platformave pjesëmarrëse.
2. Avansimi i edukimit joformal, aftësimi profesional dhe punësimi i të rinjve
2.1 Zhvillimi i programeve të edukimit joformal dhe trajnimeve profesionale të përshtatura me tregun lokal dhe rajonal të punës, duke informuar të rinjtë për mundësitë e punësimit, karrierës dhe arsimit, dhe përfshirja e të rinjve me aftësi të kufizuara;
2.2 Aftësimi dhe zhvillimi i kapaciteteve të të rinjve përmes trajnimeve në aftësi profesionale, digjitale dhe të buta, si dhe në menaxhim projektesh, monitorim institucional dhe pjesëmarrje qytetare aktive;
2.3 Nxitja e ndërmarrësisë dhe vetëpunësimit të të rinjve përmes programeve të praktikave dhe punësimeve sezonale në bashkëpunim me bizneset lokale.
3. Promovimi i sigurisë, mirëqenies sociale dhe gjithëpërfshirjes
3.1 Sigurimi i qasjes së barabartë për persona me aftësi të kufizuara në institucionet dhe hapësirat publike dhe shërbimet përkatëse;
3.2 Organizimi i fushatave ndërgjegjësuese për të rinjtë, për parandalimin e aktiviteteve të jashtëligjshme, promovimin e sjelljeve pozitive dhe mbështetjen e rikthimit në arsim të nxënësve që kanë braktisur shkollën;
3.3 Forcimi i zbatimit dhe monitorimi të legjislacionit në fushat që lidhen me sigurinë, shëndetin dhe të drejtat e të rinjve.
4. Promovimi i vullnetarizimit përmes angazhimit në aktivitete edukative, artistike, kulturore dhe sportive
4.1 Promovimi i kulturës, trashëgimisë kulturore dhe natyrore të komunës;
4.2 Zhvillimi i turizmit malor dhe aktiviteteve rekreative, duke promovuar ruajtjen dhe shfrytëzimine qëndrueshëm të zonave natyrore;
4.3 Organizimi i festivaleve, ekspozitave, debateve, kuizeve dhe kampeve rinore edukative, kulturore dhe sportive;
4.4 Promovimi i mekanizmave për aktivizimin e komunitetit dhe zhvillimin e vullnetarizmit.
Llojet e projekteve
Projektet e fituara nga OSHC-të duhet të përgatiten në përputhje me thirrjen publike dhe prioritetet e përcaktuara. Projektet e OSHC-ve duhet të ofrojnë zgjidhje për nevojat specifike të komunitetit lokal dhe grupeve të synuara të identifikuara nga projekti. Për referencë të lehtë, më poshtë është lista e shembujve të veprimeve mbështetëse në secilën fushë të përcaktuar prioritare të thirrjes:
1. Fuqizimi i pjesëmarrjes së të rinjve në vendimmarrje dhe qeverisjen lokale
P.sh. OSHC-të zbatojnë projekte që rrisin pjesëmarrjen aktive të të rinjve në vendimmarrje dhe mekanizmat institucionalë, përfshirë konsultime, aktivizimin e Këshillave Rinore dhe përfshirjen gjithëpërfshirëse të grupeve të margjinalizuara.
2. Avansimi i edukimit joformal, aftësimi profesional dhe punësimi i të rinjve
P.sh. OSHC-të zhvillojnë projekte për aftësimin profesional dhe edukimin joformal të të rinjve, duke përfshirë kurse digjitale dhe gjuhë të huaja, trajnime për menaxhimin e projekteve, nxitjen e ndërmarrësisë dhe praktikave profesionale, si dhe informimin mbi punësimin dhe mundësitë e karrierës.
3. Promovimi i sigurisë, mirëqenies sociale dhe gjithëpërfshirjes
P.sh. OSHC-të zbatojnë projekte që rrisin sigurinë, mirëqenien dhe përfshirjen sociale të të rinjve, përmes fushatave ndërgjegjësuese, mbështetjes për rikthimin në arsim, monitorimit të ligjeve dhe promovimit të integritetit, dinjitetit dhe bashkëjetesës ndër-etnike.
4. Fuqizimi i rinisë përmes angazhimit në aktivitete edukative, artistike, kulturore dhe sportive dhe promovimi i vullnetarizmit
P.sh. OSHC-të zbatojnë projekte për zhvillimin personal dhe qytetar të të rinjve përmes aktiviteteve edukative, kulturore, artistike dhe sportive, organizimin e kampeve, promovimin e punës vullnetare dhe aktiviteteve rekreative dhe komunitare.