Në Rahovec fillon regjistrimi dhe vlerësimi i dëmeve nga reshjet

Komuna e Rahovecit përmes një postimi në rrjete sociale fton të gjithë qytetarët që janë prekur nga përmbytjet të paraqesin kërkesën e tyre te komisioni komunal për vlerësimin e dëmeve në administratën komunale të Rahovecit, më së largu deri më 14 janar 2026.

Pas paraqitjes së kërkesës, thuhet në njoftim, komisioni komunal do t’ju kontaktojë dhe ekipi përkatës do të dalë në terren për të bërë vlerësimin e dëmeve.

Dokumentet e nevojshme që duhet të dorëzohen:

▪️Kërkesa (t’i bashkëngjiten edhe fotografitë me ngjyra);

▪️Kopja e letërnjoftimit;

▪️Konfirmimi i llogarisë bankare.

Ju falënderojmë për bashkëpunimin!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mban takim koordinues për organizimin e festës tradicionale “Zoja e Madhe” në Letnicë

Me iniciativën e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur një takim …