KEK
Fillimi / Lajmet / Më 4 janar Radio-Kosova e Lirë shënon 18 vjetorin e fillimit të transmetimit
Bunkeri i Radios Kosova e Lirë

Më 4 janar Radio-Kosova e Lirë shënon 18 vjetorin e fillimit të transmetimit

Në shënim të 18-vjetorit të fillimit të transmetimit të programit nga Radio-Kosova e lirë, më 4 janar 2017, organizohet pritje tashmë tradicionale, në ambientet e Radios, prej orës 10.00 deri në orën 16.00.  Radio-Kosova e Lirë dhe Agjencia Kosovapress janë dy mediume, të cilat i ka themeluar Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, qysh në nëntor të vitit 1998. Në mbrojtje të pozicioneve të  luftës  ku kanë transmetuar program Radio-Kosova e lirë dhe Agjencia Kosovapres vetëm prej 16 prillit e deri  në maj të vitit 1999 kanë rënë 13 dëshmorë dhe janë plagosur disa luftëtarë të lirisë. Radioja dhe Agjencia gjatë tërë kohës së luftës, prej fillimit të transmetimit e deri më 11 qershor kanë qenë në shënjestër të goditjeve nga raketat dhe predhat e ushtrisë dhe policisë serbe. Më 27  mars, dy aeroplanë bombardues të Serbisë, me tetë arka bomba të tipit kasetë, kanë goditur vendqëndrimin, me ç’ rast edhe është goditur për vdekje, i riu Elbasan Jakup Berisha dhe janë plagosur tetë anëtarë të kësaj familjeje. Gjatë luftës ka rënë dëshmor reporteri i Radios dhe i Agjencisë nga zona e Pashtrikut,  Xhavit Bajraktari nga Studençani i Therandës. Në luftën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare ka rënë, reporterja, Hyrë Emini. Pas luftës ka rënë edhe  Islam Berisha.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj: Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti dhe ministrat e tij nuk kanë platformë qeverisje

Hoxhaj: Serbia ka vetëm një opsion përpara dhe ai është që ta pranojë Kosovën si shtet të pavarur

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se ...