5 shkolla ferizajase përfituese të inventarit dhe pajisjeve didaktike

Në bazë të marrëveshjes së Komunës së Ferizajt, gjegjësisht Drejtorisë së Arsimit dhe CARITAS-it zviceran (projekti TAKE), pesë shkolla/institucione arsimore, janë pajisur me inventarë dhe lodra druri për fëmijët parafillor. Inventari dhe pajisjet didaktike mundësojnë edukimin e fëmijëve me metoda të reja në edukimin parafillor. Kjo mbështetje për shkollat tona, është ofruar nga projekti TAKE, i cili zbatohet nga CARITAS-i Zviceran, në bashkëpunim me partnerë vendor dhe përkrahet nga Principata e Lihtenshtajnit. Shkollat përfituese janë: “Dëshmorët e Koshares” Koshare, “Hajriz Muhadini” Dremjak, “Halit Ibishi” Cërnillë, “Afrim Abazi” Sherret dhe “Muharrem Shemsedini” Fshati i Vjetër.

May be an image of childrens toy, lego and shelf

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria e Bujqësisë në Viti inspekton përgatitjet për fushatën e korrje-shirjeve

Në prag të nisjes së fushatës së korrje-shirjeve, Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural …