Brickos

55 mijë e 504 dokumente të natyrave të ndryshme janë kryer nga Administrata Komunale e Deçanit në vitin 2019

Krahasuar më vitin 2018 ku brenda ,vitit janë lëshuar 51 mijë e 610 dokumente të këtë vit është rritë numri i kërkesave, këtë e bëri të ditur shefja e Gjendjes Civile në komunën e Deçanit Hate Shehu. Më ketë raste Shehu bëri të ditur se tashmë janë krijuar kushtet shumë më të mira për punë në administratën komunalë në Deçan dhe brenda viti 2019 ne si Drejtori e Administratës, kemi pas një numër rekord të kërkesave të qytetarëve gjithnjë duke u bazuar në numrin e banorëve sa ka komuna e Deçanit. Ajo tregon se gjatë tërë vitit pajisja me dokumente të llojeve të ndryshme ka qenë e kënaqshëm dhe pritjet e qytetarëve për tu pajisur me një dokumente janë të shkurta. Në Administratën Komunale në Deçan, jo më shumë se tre deri në pesë minuta zgjat proceduar e marrjes së një dokumenti të rregullt, mbase edhe kushtet janë te mira, staf i mjaftueshëm dhe pajisja më certifikata te të gjitha llojeve nga MPB-ja në bashkëpunim me komunën këtë vit nuk ka munguar. E njëjta gjendje është edhe në dy qendra të gjendjes civile në Strellc dhe ne Polana. Gjithsejtë gjatë vitit kalendarik 2019 Ekstrakte te lindjes janë tërhequr nga qytetarët 24 mijë e 795 , certifikata të lindjes 11 mijë e 949, certifikata martesore 6 mijë e 514, certifikata të vdekjes 1444 , certifikata të vendbanimit 1273, certifikata të bashkësisë familjare 6758, certifikata të gjendjes martesore 1070 , certifikata shtetësisë 497 dhe vërtetim nga arkiva komunale 1204. Brenda viti 2019 janë lidhur 133 martesa apo kurorëzime, të rregullta 111 dhe jashtë vendit 22, po ashtu janë lidhur edhe 64 martesa ku bashkëshorti ka qen shtetas i huaj ndërsa 114 të tjera bashkëshortja shtetase e huaj. Në këtë dikaster janë regjistruar 94 lindje të rregullta, regjistrime me vonesë 78, lindje të regjistruar më vonës brenda vendit 10, dhe nga bota e jashtme 68-të. Brenda këtij viti janë lëshuar edhe 64 certifikata vdekjeje ku të rregullta kanë qen 42, brenda vendit 38 jashtë vendit 4, ndërsa certifikata me vonës janë lëshuar 22, brenda vendit 15 dhe jashtë vendit 7. Brenda vitit kalendarik në Drejtorin e Administratës komunale, 28 qytetarë kanë ndryshuar emrin dhe mbiemrin, gjë e cila ju mundësohet ç’do qytetari të Republikës së Kosovës ta bënë brenda 5 viteve. Tutje bëhet e ditur se brenda vitit kalendarik 2019 nga ky dikaster janë nxjerrë 386 vendime të natyrave të ndryshme. Shqetësuese mbetet lirimi nga shtetësia ku shtetet si Gjermani, Austria, Italia dhe Suedia nuk lejojë dy shtetësi, ndërsa qytetarët detyrohen të kërkojnë lirimin nga shtetësia e Kosovës ku numri i tyre që janë liruar brenda vitit 2019 është 109, ndërsa fitim të shtetësisë së humbur të Kosovës me procedura të rregullt brenda këtij viti kemi pas vetëm 5 raste. Drejtori i këtij dikasteri Jashar Dobraj, tregon se Komuna e Deçanit nga muaji shtator 2019, ka vendosë E-Kioskun në hyrje të objektit të Komunës së Deçanit i cili do të jet në shërbim të qytetarëve 24/7. Dobraj tha se ne si Institucion Komunal, në vazhdimësi jemi duke bërë përpjekje që qytetarëve të ju krijojmë kushte më të mira dhe lehtësim të proceduarve, ndërsa për ndihmë se si të pajisen qytetarët më certifikata të llojeve të ndryshme nga E-Kiosku, është autorizuar zyrtarja e gjendjes civile Antogona Dabiqaj. Një ndër premtimet tona është edhe vendosja e E-Kioskut ku qytetarët me disa lloje të certifikatave mund të pajisën edhe gjatë vikendit por edhe gjatë festave. Vlen të theksohet se në këtë dikaster lëshohen 9 lloje të ndryshme të dokumenteve të cilat ju nevojiten qytetarëve, një pjesë e tyre mund të mirën edhe në E-Kiosk edhe gjatë ditëve të vikendit dhe gjatë festive.

  1. Ekstrakt e lindjes

  2. Certifkatë familjare

  3. Certifikataë martesore

  4. Certifikatë e vdekjes

  5. Certifikatë vendbanimi

  6. Certifikatë e bashkësisë familjare

  7. Certifikataë e gjendjes martesore

  8. Certifikatë e shtetësisë

  9. Vertetim nga arkivi

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …