Ramush Haradinaj

Haradinaj: Vijë e kuqe për PDK-në dhe LDK-në

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë për Gazeta Blic ka theksuar se partia e drejtuar nga ai, ka vija të kuqe ndaj PDK-së e LDK-së, për mundësinë e ndonjë koalicioni parazgjedhor. “Ajo që tash mund të them është që ne kemi një vijë të kuqe në këtë situatë. Dhe ajo vijë e kuqe parasheh që nuk pranojmë koalicion parazgjedhor me partitë në pushtet – PDK dhe LDK. Pra është vijë e kuqe dhe nuk shkojmë në koalicion me partitë që e kanë shkaktuar këtë situatë në të cilën Kosova është. Ne e kemi opsionin tonë dhe ky është që të shkojmë në këto zgjedhje për fitore të zgjedhjeve. Njëkohësisht do të ftojmë për bashkim dhe bashkëpunim sa më shumë forca politike e personalitete që nuk pajtohen me këtë gjendje në mënyrë që Kosova të nisë një etapë të re pas zgjedhjeve. Në mënyrë që pas zgjedhjeve të mos përsëritet situata e njëjtë. Pra që pas zgjedhjeve të mos ketë një përsëritjeve të paqartësive që kemi pasur deri më tashti”, ka thënë Haradinaj. Ai ka folur edhe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Sipas tij, këto zgjedhje duhet të mbahen në fillim të qershorit, derisa ka shprehur kundërshtinë e tij, për dy palë zgjedhjesh në vjeshtë.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Bazuar në mënyrën e qeverisjes së Albin Kurtit, qeveria e tij nuk do e pres fundin e këtij viti

Ganimete Musliu: Kurti e Basha, kanë zgjedhur t’i rrisin fëmijët e tyre jashtë Kosovës, njëri në Norvegji, tjetri në Zvicër

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka drejtuar kritika ndaj kryeministrit …