Veseli: Valdete Idrizi është kandidatja më e përgatitur për ta jetësuar planin për zhvillimin e hovshëm ekonomik të Mitrovicës

Veseli: Valdete Idrizi është kandidatja më e përgatitur për ta jetësuar planin për zhvillimin e hovshëm ekonomik të Mitrovicës

Kryetari i PDK-së, Kadri Vesli ka vlerësuar se më 22 tetor qytetarët e Mitrovicës, komunës më strategjike të Kosovës, dëshmuan se Forca e Ndryshimit ka hyrë në zemrat e mitrovicasve, ndërsa Valdete Idrizi është kandidatja më e përgatitur për ta qeverisur Mitrovicën.

“Më 22 tetor, qytetarët e Mitrovicës, komunës më strategjike të Kosovës, dëshmuan se Forca e Ndryshimit ka hyrë në zemrat e mitrovicasve. Valdete Idrizi është kandidatja më e përgatitur për ta qeverisur Mitrovicën. Valdetja do ta jetësojë planin e saj për zhvillimin e hovshëm ekonomik të Mitrovicës, për rritjen e mirëqenies së të gjithë mitrovicasve, pikërisht ashtu siç po e jetësojmë projektin tonë të liqenit akumulues në Mitrovicë. Pas 19 nëntorit, me Valdeten kryetare, Mitrovica, nga një referencë negative, do të bëhet një qytet modern, ku të gjithë qytetarët do ta kenë një jetë më të mirë”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Kontrolloni gjithashtu

Debat për 100 eurot e studentëve: opozita akuzon qeverinë për përdorim elektoral të buxhetit

Para zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, qeveria në detyrë e Kosovës kishte miratuar ndarjen e …