Ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli ka pritur sot në një takim ish shefin e OSBE-së William Walker

Ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli ka pritur sot në një takim ish shefin e OSBE-së William Walker

Ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli ka pritur sot në një takim ish shefin e OSBE-së ambasadorin, William Walker. Ai ka vlerësuar atë si njeriun më të dashur të të gjithë shqiptarëve. Pacolli ka thënë se fjalët e tij për masakrën çnjerëzore të Reçakut, u bënë pikë kthese në senzibilizimin e opinionit ndërkombëtarë në raport me Kosovën.

“Sot prita në Kabinetin tim, Ambasadorin, William Walker, njeriun më të dashur të të gjithë shqiptarëve. Këshillat e tij miqësore duhet të shërbejnë si udhërrëfyes për të gjithë ne. Si ish- Ambasador i OSBE-së, Walker, ndryshoi rrjedhën e historisë dhe zhvillimeve në Kosovë. Të gjithëve na kujtohet se fjalët e tij për masakrën çnjerëzore të Reçakut, e cila u bënë pikë kthese në senzibilizimin e opinionit dhe akterëve kryesorë ndërkombëtarë për nevojën e intervenimit, në mënyrë që të ndalej gjenocidi dhe spastrimi etnik kundër popullsisë civile”, ka shkruar pacolli në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …