Kryetari i vendit, Hashim Thaçi: Masakra e Likoshanit e Çirezit bën që Kosova të fitojë përkrahjen e botës

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi: Masakra e Likoshanit e Çirezit bën që Kosova të fitojë përkrahjen e botës

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore me rastin e shënimit të 20-vjetorit të masakrës së Likoshanit dhe Çirezit. Me këtë rast, ai ka thënë se masakra e 28 shkurt të vitit 1998 në Likoshan dhe Çirez bënë që Kosova të fitojë përkrahjen e botës. Sipas tij, 20 vite pas kësaj masakre makabre, Kosova po ndryshon. “Kjo sakrificë, rezistenca jonë për liri dhe pavarësi bënë që Kosova të fitojë përkrahjen e botës. Si shteti i ri duhet të bëjmë shumë për mirëqenien e qytetarëve tanë, dy dekada liri, një dekadë pavarësi”, ka deklaruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

27 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës në të cilën mbetën të vdekur gjashtë qytetarë dhe u plagosën 128 të tjerë

Në Mitrovicë sot përkujtohet masakra që ndodhi në tregun e këtij qyteti 27 vite më …