Haradinaj dhe ambasadori, Heldt, nënshkruam memorandumin për krijimin e Parkut për Inovacion dhe Trajnim në Prizren

Haradinaj dhe ambasadori, Heldt, nënshkruam memorandumin për krijimin e Parkut për Inovacion dhe Trajnim në Prizren

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj me ambasadorin gjerman, Christian Heldt, nënshkruam memorandumin e bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Gjermanisë për krijimin e Parkut për Inovacion dhe Trajnim në Prizren.

“Etapa e re e bashkëpunimit ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës – lajm i jashtëzakonshëm dhe mundësi për vende të reja të punës. Kampi i KFOR-it gjerman do të shndërrohet në prani të fuqishme ekonomike të shtetit mik. Me ambasadorin, Christian Heldt, nënshkruam memorandumin e bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shtetit gjerman, për krijimin e Parkut për Inovacion dhe Trajnim në Prizren. Investimi më i madh i Gjermanisë është rast unik për aftësimin profesional të të rinjve, zhvillimin e shkencës, ndërmarrësisë dhe ekonomisë në Kosovë”, ka shkruar kryeministri Haradindaj në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …