Pacolli thotë se Qeveria e re duhet të formohet në afatin më të shpejt pas përfundimit të procesit zgjedhor

Zëvendeskryeministri Pacolli: Kosova ka hyrë në axhendën e samitit të ardhshëm për t’u anëtaruar në Interpol

Dje në Lyon të Francës, është mbajtur mbledhja e këshillit ekzekutiv në të cilën Kosova me shumicën e votash ka hyrë në axhendën e samitit të ardhshëm për t’u anëtaruar në Interpol. Lajmin e ka bërë të ditur zëvendeskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Behxhet Pacolli me anë rrjetit social.

“Në Lyon, Francë, u mbajt mbledhja e këshillit ekzekutiv ku Kosova me shumicën e votave hyri në axhendën e samitit të ardhshëm (për anëtarësim në Interpol) që do të mbahet në Dubai. Falënderoj të gjitha shtetet qe votuan pro, miqtë e Kosovës për mbështetje dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës për punën e madhe”, ka shkruar Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

Shefi i ri i Zyrës së BE-së në Prishtinë, ambasadori Aivo Orav ka biseduar me ndërmjetësin evropian për dialogun, M. Lajçak

Ambasadori britanik falënderon Aivo Orav për kontributin në rrugën euro-atlantike të Kosovës

Ambasadori i Mbretëria e Bashkuar në Kosova, Jonathan Hargreaves, ka shprehur mirënjohje për Aivo Orav …