Komuna e Hanit të Elezit së shpejti edhe me zyre punësimi

Kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, priti në takim pune, Drejtorin e Zyrës Rajonale për Punësim Naim Gashi i shoqëruar edhe nga zyrtarët nga niveli Qendror përkatësisht nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale Luan Kastrati dhe Fadil Osmani. Kryetari Suma dhe Drejtori i Zyrës Rajonale për Punësim Naim Gashi, biseduan për mundësin që edhe komuna e Hanit të Elezit të ketë zyrën e saj të punësimit. Gjatë qëndrimit në komunën e Hanit të Elezit, mysafirët të shoqëruar nga kryetari Suma vizituan edhe objektin ku do të mundë të vendoset qendra e punësimit. Gjithashtu në shenjë respekti delegacioni vizitoi edhe Varrezat e Dëshmoreve në Puset e Nikes.

Kontrolloni gjithashtu

Mbledhja inauguruese e Kuvendit komunal të Skënderajt mbahet më 4 dhjetor 2025

Është thirrur seanca inauguruese nga Kryetari i zgjedhur i komunës së Skënderajt, z.Sami Lushtaku, e …