Në Shkollën Fillore të Celanos janë afër 10% fëmijë shqiptarë

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma i shoqëruar nga nënkryetari i Komunës së Celanos, Ezio Ciciotti dhe Barbara Marianeti, Drejtoreshë dhe Këshilltare e Sportit dhe Kulturës në Komunën e Celanos vizituan Shkollën Fillore të këtij qyteti. Sipas zyrtarëve të këtij institucioni arsimorë, këtu mësimin e vijojnë 450 nxënës në të gjitha klasat e ciklit fillorë, ndërsa janë 85 arsimtarë që zhvillojnë procesin edukativ e arsimorë. Sipas zyrtarëve, ky objekt shkollorë vlerësohet si ndër objektet më të mira dhe me standardet më të larta në këtë pjesë të Italisë ndërsa për ndërtimin e sajë janë marrë në konsiderim edhe efektet tektonike që e karakterizon këtë zonë. Objekti disponon me të gjitha kabinetet përcjellëse, miniteatrin, sallën e sporteve si dhe hapësira të ndryshme rekreative, ndërsa për ndërtimin e sajë janë investuar 6 milion euro. Në këtë objekt shkollorë të jashtëzakonshëm mësimin e vijojnë 40 fëmijë të komunitetit shqiptarë, kryesisht fëmijë të bashkatdhetarëve tanë. Sipas arsimtarëve, fëmijët tanë me shumë sukses janë të integruar me bashkëmoshatarët e tyre. Në bisedë me zyrtarët komunal u shqyrtua edhe mundësia që për fëmijët tanë të organizohet orë plotësuese për mësim të gjuhës dhe kulturës shqipe pasi që një pjesë e konsiderueshme e tyre janë të lindur në këtë vend, propozim ky që u pranua si shumë i arsyeshëm dhe të cilën komuna e Celanos do ta trajton me shumë përgjegjësi. Në komunën e Celanos janë të ndërtuar edhe disa objekte sportive që mundësojnë aktivitete të shumta sportive dhe rekreative, dhe të cilat iu prezantuan kryetarit Suma.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë shënon me aktivitete Ditën Ndërkombëtare të Infermierit

Ekipi mjekësor i QKMF-së në Viti, sot për nderë të Ditës së Infermierisë shënoi këtë …