Kryekuvendari, Kadri Veseli

Kadri Veseli: Kosova do të bëhet me ushtrinë e saj gjatë këtij viti, diku kah mesi i muajit dhjetor

Kryekuvendari, Kadri Veseli, ka thënë se Kosova do të bëhet me ushtrinë e saj gjatë këtij viti, diku kah mesi i muajit dhjetor. I pyetur nga gazetarët lidhur me datën e mbajtjes së seancës në të cilën do të votohen ligjet për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës, Veseli ka pohuar se për këtë çështje do ta thërrasë të hënën mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Këtë vit, shumë shpejt do ta kemi Ushtrinë e Kosovës. Në mesin e muajit dhjetor do ta kemi votimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. Do t’i respektojmë të gjitha procedurat. Komisionet parlamentare janë në përfundim të punës së tyre. Vendimmarrja do të jetë transparente. Data do të mbledhë gjithë sakrificën e popullit tonë, dëshirën për liri, për paqe dhe të ardhme. Ai ka pohuar se Forca e Sigurisë së Kosovës do ta transformohet në Forcë të Armatosur të Kosovës për qëllime paqësore.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …