Qeveria Kurti 2 përfshin integrimin me Shqipërinë në mesin e të arriturave, por mbledhjet e përbashkëta u ndërprenë pas vitit 2022

Qeveria e Kosovës, në një raport ku paraqiten të arriturat e ekzekutivit të udhëhequr nga Albin Kurti, ka përfshirë edhe integrimin strategjik me Shqipërinë, duke përmendur marrëveshjet e arritura ndërmjet dy vendeve në kuadër të mbledhjeve të përbashkëta qeveritare. Megjithatë, këto takime, të cilat synonin thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, nuk janë mbajtur që nga viti 2022. Gjatë mandatit të Qeverisë Kurti 2, dy mbledhje të tilla u organizuan: e para në Elbasan, më 2021, ndërsa e dyta në Prishtinë, më 2022. Një takim tjetër ishte planifikuar të zhvillohej më 14 qershor 2023 në Gjakovë, por u anulua vetëm një ditë para mbajtjes së tij. Shkak për anulimin ishte mospajtimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe homologut të tij shqiptar, Edi Rama, lidhur me ndryshimin e formatit të takimit. Pas anulimit të mbledhjes në Gjakovë, nuk pati takime të tjera të përbashkëta mes dy qeverive as gjatë vitit 2024 dhe as gjatë vitit 2025. Ndërkohë, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë ka deklaruar së fundmi se një mbledhje e re ndërmjet dy qeverive pritet të mbahet së shpejti. Nëse realizohet, ajo do të ishte e para pas më shumë se katër vjetësh.

Kontrolloni gjithashtu

Bekë Berisha njofton për mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, pa zbuluar temat e diskutimit

Deputeti i Aleancës, Bekë Berisha, ka njoftuar se sot ka mbajtur mbledhjen e Komisionit për …