Kryetari Jashari ka pritur në takim ministrin Reçica

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka pritur në një takim ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale në Republikën e Kosovës, Skender Reçica, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij. Në këtë takim është diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet Komunës së Skenderajt dhe ministrisë në fjalë, rreth implementimit të projekteve që do të zhvillohen në të ardhmen, në interes të qytetarëve tanë. “Sot kam prit në takim ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale në Republikën e Kosovës, Skender Reçica, me bashkëpunëtorë, me të cilët kemi diskutuar rreth projekteve që do të zhvillojmë së bashku ne si Komunë dhe ministra në fjalë, si dhe bashkëpunimit tonë të ndërsjellët në fushën sociale dhe mirëqenien e qytetarëve tanë”, ka thënë kryetari Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …