Asfaltohet rruga që lidhë dy lagje të Vërmicës

Në kuadër të investimeve në infrastrukturën rrugore në vendbanimet e Komunës së Malishevës, ka filluar asfaltimi i rrugës që lidhë dy lagje në fshatin Vërmicë dhe në të njëjtën kohë, për njërën lagje, shkurtohet rruga për nxënësit, të cilët shkojnë në shkollën e fshatit, duke mundësuar kështu edhe siguri më të madhe për nxënësit dhe banorët. Gjatë punimeve në asfaltimin e rrugës në fshatin Vërmicë, ishin të pranishëm edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Islam Vrenezi, të cilët e kanë parë nga afër realizimin e këtij projekt, me rëndësi të madhe për banorët e të dy lagjeve. “Kjo ka qenë një kërkesë e hershme e banorëve të lagjeve Ukaj dhe Kastrati, dhe falë angazhimeve tona për rregullimin e infrastrukturës së përgjithshme, kemi arritur që të realizojmë edhe këtë projekt dhe besoj që banorët tani janë të kënaqur, pasi kjo rrugë jo vetëm që i lidhë dy lagjet, por edhe e shkurton rrugën për nxënësit”, tha kryetari Begaj. Me këtë rast Begaj i ka uruar edhe banorët për rrugën e re dhe këtë investim të radhës në fshatin Vërmicë. Drejtori i urbanizmit, Islam Vrenezi, tha se kjo rrugë është e gjatë 460 metra dhe gjerësi pesë metra.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …