MI LOGO

MIT: Po punohet në zgjidhjen e çështjes së mbajtjes së testimit praktik për patentë shofer

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit informon se aktualisht është duke punuar në zgjidhjen e çështjes së mbajtjes së testimit praktik për patentë shofer, pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Zyrtarët Publik me numër 06/L-114.

Me skadimin e vendimeve të ekzaminerëve, ky ligj që në fuqi hyri me 11 shtator 2019, ka shfaqur paqartësi që kërkojnë analizë ligjore drejt vazhdimit të angazhimit të tyre. Me këtë rast, departamentet përkatëse të MIT-së janë angazhuar për gjetjen e zgjidhjes të kësaj situate, gjithnjë të bazuar në ligj. Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit kërkon mirëkuptim nga kandidatët që nuk kanë mundur t’i nënshtrohen testimit të cilin do të mund ta realizojnë shumë shpejt.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetarja e Prishtinës me nismë për renovimin e këndeve të lojërave

Nënkryetarja e Prishtinës, Besianë Musmurati, ka bërë me dije një iniciativë të re të Drejtorisë …