Airport Adem Jashari
mbpzhr 2018
MIT
kek
Fillimi / Institucionet / Në ushtrimin fushor “Partnerët 19” u tregua gatishmëria e lartë e ndërhyrjes në raste emergjente

Në ushtrimin fushor “Partnerët 19” u tregua gatishmëria e lartë e ndërhyrjes në raste emergjente

Ushtrimi fushor “Partnerët 19” ka vazhduar edhe sot në territorin e Komunës së Vitisë. Me këtë rast janë inskenuar disa raste emergjente në këtë komunë. Ndër tjerash është inskenuar edhe një operacioni i sigurisë në fshatin Shashare, ku FSK-ja , kinse ka intervenuar ndaj grupeve kriminale të cilët pas situatës së inskenuar nga tërmeti po merreshin me aktivitete kriminale, kryesisht me vjedhjen e pasurisë së qytetarëve të fshatrave Stubëll e Epërme, Letnicë dhe Vernakollë dhe atë duke shfrytëzuar brezin kufitar me Maqedoninë e Veriut. Në këtë ushtrim kanë marrë pjesë edhe pjesëtarë nga Policia e Kosovës si dhe nga afër këtë ushtrim e kanë përcjellë sot Komandanti i Forcave Tokësore të Kosovës në FSK, Gjeneral Major, Fadil Hadergjonaj, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, Komandanti i Policisë së Kosovës në Viti, Afrim Halili dhe të tjerë. Gjithashtu gjatë ditës së sotme, janë inskenuar edhe disa raste të tjera emergjente e ndër to ishte edhe një aksident trafiku në udhëkryqin e Kllokotit. Ndërkaq gjatë gjithë këtyre ushtrimeve fushore në Viti, ishin ngritur tri tenda ku qëndronin: Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Vitisë, Qendra Operative Emergjente dhe Zyra për Informim.

Kontrolloni gjithashtu

Më 15 nëntor, aksion për pastrimin e ambientit tek liqeni në Mirushë të Malishevës

Shoqata e peshkatarëve sportiv “Sykuqi” në komunën e Malishevës, njofton të gjithë të interesuarit, se ...