Kryetari Latifi ka nënshkruar marrëveshjen për dizajnimin e sheshit qendror të qytetit të Rahovecit

Në prani të nënkryetarit, Fatmir Iska dhe drejtorit të Urbanizmit, Rumir Zhuniqi, Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi ka nënshkruar marrëveshjen për hapjen e konkursit ndërkombëtar për dizajnimin e sheshit qendror të qytetit të Rahovecit. Marrëveshja është arritur mes UN-HABITAT-it, agjenci e Kombeve të Bashkuara të cilën e përfaqëson Gwendoline Mennetrier, kryekëshilltare teknike për bashkëpunim në planifikimin hapësinor dhe komunës së Rahovecit. Bartëse e këtij procesi është Drejtoria e Urbanizmit e cila është duke u përkujdesur që projekti të përcillet nga procedura tejet transparente dhe moderne, duke bashkëpunuar ngushtë me UN- HABITAT- in. Për sheshin që do të ndërtohet në Rahovec, secili qytetar do ta ketë mundësinë që ta thotë fjalën e vet përmes organizimit të debateve që pritet të bëhen për këtë projekt. Fusha e zhvillimit hapësinor, në mënyrë progresive është duke shkuar drejt standardeve evropiane dhe parimeve ndërkombëtare për urbanizimin e qëndrueshëm dhe për qeverisjen e mirë urbane. Në përgjigje të kësaj, falënderoj drejtorin e Urbanizmit për angazhimin dhe UN-HABITAT-in e cila ka ofruar përkrahje teknike për planifikim.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu po merr pjesë në Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale

Kryetari i komunës së Ferizajt z. Agim Aliu po qëndron në Strasbourg të Francës me …