Sot bëhen 12 vite nga rënia heroike e gjashtë dëshmorve të atdheut në Brodec të Tetovës

Sot bëhen 12 vite nga rënia heroike e gjashtë dëshmorve të atdheut në Brodec të Tetovës

Sot bëhen 12 vite nga rënia heroike e gjashtë dëshmorve në Brodec të Tetovës Ramadan Shyti, Fisnik Ameti, Imer Gavazi, Ferat Shahini, Fidan Fejzullahi dhe Visar Sinani. “Sot 12 vjet bëhen, kur ndodhi sulmi masiv i njësive policore-ushtarake të sllavo-maqedonisë, të urdhëruar dhe përkrahur nga Shqipfolësit “pushtet mbajtës” të kohës, mbi fshatrat e Malësisë së Tetovës, gjegjësisht mbi fshatin Brodec. Aty në atë kohë ishin të strehuar disa nga djemtë e luftës të pakënaqur me luftën heroike të tyre që kishin bërë në tri lufta UÇK-së, UÇPMB-së, UÇK-KOMBËTARE të cilët qeveritë e Kosovës dhe sllavo-Maqedonisë s’po i linte të qetë andej dhe këndej kufirit dhe që kishin fletë-arreste nga Kosova dhe Maqedonia, pasi paraprakisht disa prej tyre nuk e duruan padrejtësinë dhe vendosen të arratisen nga burgu i Dubravës në Kosovë, drejtë Brodecit. Atë mëngjes të kobshëm të nëntorit, forcat e sllavo-maqedonase e sulmuan Brodecin me arsenal të rëndë, trimat që ishin aty kishin marrur vendim që të mos dorëzoheshin ku dhe ka filluar edhe lufta e pabarabartë. Për afro 30 orë u luftua burrërisht, ku në fushën e nderit bien: Ramadan Shyti, Fisnik Ameti, Imer Gavazi, Ferat Shahini, Fidan Fejzullahi dhe Visar Sinani ku pas rënies tyre, i gjithë fshati u rrah barbarisht dhe u dënuan me burgje të rënda. Eliminimit të trimave dhe maltretimit terroristë qe iu bë banorëve të Brodecit, pushtetmbajtësit “Shqipfolës” në Shkup dhe Tetovë, e konsiderofshin “Aksion të suksesshëm” policor. Nëntë vite më pas populli iu jep lavdi atyre trimave, kundrejt politikanêve që i mallkon ditë për ditë. Lavdi të rënëve në Brodec, i përjetshëm qoftë kujtimi për to”, ka shkruar Gadaf Shyti.

Kontrolloni gjithashtu

Shpëtim Zeqir Robaj (15.10.1957 - 30.9.1998)

Mbahet Akademinë përkujtimore në shënim dhe nderim të 25 vjetorit të rënies së dëshmorit të Kombit, Ass.Dr. Shpëtim Robaj

Mbahet Akademinë përkujtimore në shënim dhe nderim  të 25 vjetorit të rënies së dëshmorit të …