Në SHFMU ,,Dëshmorët e Baballoqit’’ në Baballoq krijohen kushte më të mira për mësim

SHFMU ,,Dëshmorët e Baballoqit’’ në Baballoq të komunës së Deçanit, është përfituese e dy donacioneve për përmirësimin e kushteve në mësimdhënie dhe mësimnxënje. Së shpejti në këtë shkollë do të ketë një ambient më të këndshëm me vet faktin se kjo shkollë ka përfituar nga projekti për “Efiçiencë të Energjisë” dhe rregullimin e hapësirave të jashtme nga KFOR-i Italian. Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, nënkryetari Sami Cacaj, dhe bashkëpunëtorë të tjerë  janë pritë nga drejtoi i kësaj shkollë Agron Selmonaj, mësimdhënës dhe nxënës të kësaj shkolle si dhe asamblisti Florim Mataj, bashkë nga afër kanë vizituar punimet në rregullimin e kësaj shkollë. Kryetari Ramosaj tha se jam i lumtur që me këto dy projekte të cilat janë duke u implementuar në këtë shkollë po u krijohen kushte më të mira nxënësve dhe mësimdhënësve të kësaj shkollë. Investimi në arsim do thotë se je duke investuar për një të ardhme më të mirë të fëmijëve tanë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mori pjesë në përurimin e parqeve në fshatrat Opterushë dhe Retijë e Poshtme

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, zëvendësministrin e …