Biznesmeni gjerman Dr.Rainer Dugler, interesohet për mundësitë e investimeve në Malishevë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe nënkryetari Hajdin Berisha, kanë pritur në një takim pune, biznesmenin e njohur gjerman, Dr.Rainer Dugler, i cili shoqërohej nga biznesmeni shqiptar Njazi Bytyçi, të cilët janë interesuar për kushtet dhe mundësinë e investimeve të bizneseve gjermane në Malishevë. Fillimisht, kryetari Begaj, e ka njoftuar biznesmenin gjerman me Komunën e Malishevës dhe zhvillimin e saj, që nga pas lufta e deri më tani, si dhe për kushtet që ofron Komuna e Malishevës, për tërheqjen e investimeve të huaja. Biznesmeni gjerman, Dr. Rainer Dugler, u interesua për mënyrën e sjelljes së investimeve, mundësive që ofron Komuna e Malishevës, për tërheqjen e investitorëve. Begaj dhe Dugler, thanë se do të vazhdojnë të jenë në kontakt, në mënyrë që bizneset gjermane të investojnë në Malishevë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu ka pritur në takim ekipin për monitorim dhe ndërlidhje të KFOR-it amerikan

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu, të premtën ka organizuar një pritje për …