MINISTRI ABDIXHIKU PRITI NË TAKIM AMBASADORIN E GJERMANISË

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim Ambasadorin e Gjermanisë, Christian Heldt.

Në takim njohës, ministri Abdixhiku informoi për planin qeverisës në dikasteret që ai drejton dhe projektet që janë me prioritet.

Më tutje, Abdixhiku falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme nga vendi mik i Republikës së Kosovës dhe shprehu besimin se fryma e bashkëpunimit do të vazhdojë edhe më tutje.

Kontrolloni gjithashtu

Vonesat në aktivizimin e kapaciteteve elektrike dhe mosfunksionalizimi i ngrohjes janë të papranueshme për kryetarin Haliti

Kryetari i komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti, pas kthimit nga vizita në Austri, po …