leoni

Kryetari Kuçi u prit në takim nga ministri i MMPHI-së Liburn Aliu

Kryetari i komunës së Junik Agron Kuçi, u prit në takim nga ministri i ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu, të cilin kryetari Kuçi e njoftoj me prioritetet e komunës së Junikut, projektet infrastrukturore, zhvillimet e përgjithshme dhe sfidat. Ministri Aliu mirëpriti kryetarin Kuçi dhe u zotua për gatishmëri në përkrahje të projekteve që komuna e Junikut ka inicuar, projekte këto me impakt në zhvillim lokal dhe nacional, si vend me potenciale për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe ndikim në zhvillim të objektivave nacionale. Kryetari Kuçi dhe Ministri Aliu shprehën vullnetin për avancim të bashkëpunimit ndërinstitucional përmes projekteve infrastrukturore me ndikim në komunitet.

Kontrolloni gjithashtu

Klubi i Çiklizmit “Bike Club Deçani” organizoi marshin simbolik për të nderuar Luan Haradinajn, në ditën e rënies së tij

Klubi i Çiklizmit “Bike Club Deçani” të martën më 6 maj organizuan marshin simbolik nga …