U mbajt seanca inauguruese e Kuvendit Komunal të Vitisë

Në prani të shumë mysafirëve, ku merrnin pjesë ish kryetar të komunës së Vitisë, përfaqësues të policisë, OVL të UÇK-së, Shoqatës së Familjeve të dëshmorëve, organizatave të ndryshme joqeveritare e mysafirë të tjerë, është mbajtur seanca inauguruese e Kuvendit Komunal të Vitisë, me ç‘rast 27 këshilltarët e Asamblesë komunale, kanë dhënë betimin. Njëkohësisht, edhe kryetari i komunës Sokol Haliti, ka dhënë betimin për të udhëhequr me mandatin e tretë në krye të këtij Institucioni edhe për katër vitet e ardhshme. “Jemi mbledhur për të zyrtarizuar mandatin e këshilltarëve të rinj të kësaj asambleje nga zgjedhjet e fundit lokale të 17 tetorit, që do të jenë zëri i qytetarëve të komunës së Vitisë. Do të jemi të përkushtuar që të përfaqësojmë interesat e qytetarëve pa dallim partishë. Mandati i ri që më është dhënë nga qytetarët, është përgjegjësi dhe obligim për mua, prandaj do të angazhohem e do të jem i përkushtuar për një zhvillim të gjithmbarshëm ekonomik, për arsim, shëndetësi, kulturë e sport, bujqësi e gjitha sferat e jetës. Do të angazhohem për transparencë e llogaridhënie”, ka thënë kryetari Haliti. Më tej ai ka kërkuar bashkëpunim nga të gjithë e po ashtu edhe nga subjektet e përfaqësuara në Asamblenë komunale, për ti quar projektet përpara që janë në interes të qytetarëve. Seancën inauguruese e udhëhoqi këshilltari më i vjetër i kësaj përbërje të Kuvendit Reshat Azizi. Në shenjë nderimi për kontributin e dhënë për çështjen e sendërtimit të shtetit të Kosovës, të senatorit amerikan Bob Doll, i cili dje ndërroi jetë, kryetari Haliti kërkoi nga të pranishmit për një minutë heshtje. Ndryshe, përbërja e re e Kuvendit komunal të Vitisë do të jetë: 11 këshilltar nga LDK, 8 nga VV, 7 janë nga radhët e PDK-së dhe 1 këshilltar nga AAK.

Fotografia e Komuna e Vitisë

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …