Avokatët e nënkryetarit të OVL të UÇK-së, Nasim Haradinaj kërkojnë përjashtimin e dy gjyqtarëve të lartë të Gjykatës Speciale

Gjykata Speciale refuzoi kërkesën e avokatit të Nasim Haradianajt, T. Cadman për të shtyrë procedurat gjyqësore deri të mërkurën

Trupi gjykues i Gjykatës Speciale, në Hagë gjatë seancës së sotme ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Nasim Haradianajt, avokatit Toby Cadman për të shtyrë procedurat gjyqësore deri të mërkurën, pasi Haradinaj  është infektuar me coronavirus dhe ka pengesa në komunikim me të akuzuarin.  Do të kërkoja të shtyhet procedura për dy ditë të tjera, deri të mërkurën, në mënyrë që të përmirësohet situata ime shëndetësore dhe shpresojmë që zotëri Haradinaj të ketë dalë nga karantina. Edhe zotëri Berisha do të ketë mundësi të jetë i pranishëm po ashtu, dhe duam që zotëri Haradinajt të jetë i pranishëm në gjykatë, shpresojmë që kjo mos të jetë kërkesë jo e arsyeshme dhe dua të ju kërkoj që këtë kërkesë ta merrni seriozisht, ka thënë avokati Cadman. Këtë kërkesë të avokatit  ka kundërshtuar zyra e Prokurorit, pasi konstaton se në çështjen Haradinaj kemi dy bashkëmbrojtës që janë të disponueshëm,, njëri që e ndjek online dhe një tjetër që është i pranishëm në gjykatë, ka saktësuar  prokurorja, Valeria Boliçi.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …