Kuvendi Komunal në Skenderaj ka mbajtur seancën e rregullt

Kuvendi Komunal në Skenderaj, i udhëhequr nga kryesuesja Adelina Spahiu, ka mbajtur sot seancën e rregullt, ku janë shqyrtuar pikat e rendit të ditës dhe është zhvilluar debat konstruktiv për disa çështje të interesit qytetarë.

Fillimisht anëtarët e Kuvendit kanë mbajtur një minutë heshtje në nderim të viktimave ukrainase gjatë luftës së filluar mes Ukrainës dhe Rusisë.

Gjatë pjesës së diskutimeve, kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka dhënë sqarime të nevojshme dhe profesionale në pikat që kanë qenë rend dite.

Edhe drejtorët e drejtorive komunale, janë përgjigjur në pyetjet e fushave të tyre të përgjegjësisë. Me shumicë votash, të gjitha pikat e rendit të ditës, janë miratuar nga anëtarët e Kuvendit Komunal.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Sami Lushtaku mbajti takim me banorët e fshatrave të Bashkësisë Lokale të Likofcit

Kryetari i komunës së Skënderajt, z. Sami Lushtaku mbajti takimin e radhës me banorët e …