Drejtues të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim të gatshëm që të ndihmojnë Ferizajn

Këtë të enjte nënkryetari i Komunës së Ferizajt Lulzim Aliu, bashkë më zëdhënësin Selim Marevcin, janë pritur në një takim zyrtarë nga Neil Taylor udhëheqësi i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Temë e takimit ishte mundësia dhe gatishmëria e drejtuesve të BERZH-it për të ndihmuar qytetin e Ferizajt në realizimin e disa projekteve të përbashkëta.

“Drejtuesit e BERZH-it kanë shpreh gatishmërinë që të na ndihmojnë në realizmin e projekteve sa i përket efiqiencës së energjisë, trajtimin e mbeturinave si dhe pajisjet e makinerisë si dhe në trafik urban”, ka thënë nënkryetari Aliu.

Në fund të këtij takimi nënkryetari i Komunës Lulzim Aliu, ka falënderuar  udhëheqësin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim Neil Taylor, për gatishmërinë për të ndihmuar Komunën e Ferizajt.

U tha se hapet konkret do të bëhen edhe në takimet dhe diskutimet që do të mbahen ditëve në vazhdim.

Kontrolloni gjithashtu

Agim Aliu pret Çekun, diskutojnë për investimet në Ferizaj

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu ka pritur në takim, ministrin në detyrë …