Sot 4 të shëruar dhe 3 raste të reja me covid-19 në Malishevë

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 4 persona janë shëruar nga covid-19 dhe janë regjistruar 3 raste të reja. Kështu është bërë e ditur nga ana e IKSHPK dhe QKMF në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal në Malishevë dhe nga komunikimi me rastet në terren. Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar gjithsejtë 3503 raste, prej tyre 3400 janë shëruar, 86 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë 17 raste.

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …