Në fshatin Tërnac kanë filluar punimet në Kompleksin e Dëshmorëve

Në fshatin Tërnac të komunës së Skenderajt kanë filluar punimet në Kompleksin e Dëshmorëve, që kanë për qëllim rregullimin e hapësirës dhe rrethojës së kompleksit, për të ofruar kushte më të mira për homazhe dhe pamje bashkëkohore. Kryetari i Komunës, Fadil Nura dhe nënkryetari Sami Lushtaku, si gjeneral lufte i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-komandant i Zonës Operative të Drenicës, njëherazi bashkëluftëtarë i heronjve që pushojnë të qetë në këtë kompleks, kanë vizituar punimet, ku kanë parë nga afër procesin e rregullimit dhe realizimit të këtij projekti. Qeverisja Nura ka për synim që, krahas projekteve tjera zhvillimore, ta ketë fokusin e punës edhe te mirëmbajtja dhe investimi në komplekset apo varrezat e dëshmorëve.

May be an image of 9 people, people standing and outdoors

Kontrolloni gjithashtu

U hap ekspozita personale me veprat e artistes Arbëresha Hasani Ameti

“Midis katrahurës së teksturës dhe zhurmës melodike” titullohet ekspozita personale që u hap mbrëmë në …