Drejtori Burim Bajrami vizitoi bletarin Nexhat Mustafa, zotohet për shumëfishim të mbështetjes për bletarët

Vizitat e drejtorit të Bujqësisë dhe Pylltarisë së komunës së Ferizajt, Burim Bajrami tek fermerët e bujqit fundjavave, vijuan edhe këtë fundjavë. Drejtori Bajrami vizitoi bletarin Nexhat Mustafa në bletarinë e tij si dhe objektin e ndërtuar për API Therapy “Bleta”, e cila gjendet afër Parkut të Lirisë në Ferizaj. Drejtori Bajrami tha se sektori i bletarisë, ka pasur vëmendjen e mbështetjen e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, gjersa vuri theksin se këtë vit e viteve pasrendëse, do të shumëfishohet mbështetja për kultivuesit e bletëve.

May be an image of 3 people, bureau and office

Kontrolloni gjithashtu

Larisa Ferizaj – krenari e Deçanit!

Talent, përkushtim dhe sakrificë – këto janë vlerat që e përfaqësojnë më së miri Larisa …