Brickos

Mbillen drunj dekorativ e lule në sheshin e Ferizajt

Sheshi qendror i Ferizajt, ka marr pamje shumëfish më të bukur, me investimet e kryera nga Komuna e Ferizajt. Së fundmi, Komuna e Ferizajt në bashkëpunim dhe bashkëfinancim me kompaninë SPEEEX, mbollën drunj dekorativ dhe lule, në ishujt e gjelbër të sheshit qendror, me mesazhin që pati ky aktivitet, rritjen e vetëdijes publike për rëndësinë e kujdesin për hapësirat e gjelbërta. Në këtë ngjarje mori pjesë Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, bashkë me drejtorin e Urbanizmit dhe Mjedisit, Arbër Bytyqi, kurse nga kompania SPEEEX morën pjesë përfaqësuesit e kësaj kompanie, Mark Dushi dhe Ilir Feizaj, kompani kjo që në bashkëfinancim me Komunën e Ferizajt, investoi në këtë projekt, ku përveç të punësuarve të shumtë, po jep shembuj edhe të përkujdesit ndaj mjedisit, duke paraqitur përgjegjësi e solidaritet për komunitetin, për të cilën Komuna e Ferizajt, shpreh falënderim publik.

May be an image of 9 people, shovel, plant, grass and curb

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …