Sadik Halitjaha: E admiroj Profesorin Ahmet Qeriqin për zbardhjen e historisë sonë të luftërave, vuajtjeve dhe masakrave, si dhe të pastërtisë dhe lavdisë së popullit shqiptar

E admiroj Profesorin Ahmet Qeriqin për zbardhjen e historisë sonë të luftërave, vuajtjeve dhe masakrave, si dhe të pastërtisë dhe lavdisë së popullit shqiptar.

Sa për fije të hollë e ndan realitetin, të vërtetën dhe mashtrimin; kombëtaren dhe tradhtinë; fenë dhe keqpërdorimin në emër të fesë; dhunën dhe maskimin e saj. Qëndrimet kontraverse të maskuara të Turqisë e Austro-Hungarisë i shpjegon qartë. Po ashtu, shpjegon shumë drejt qëllimet dhe veprimet e Serbisë me çetnikët, ngjashëm si Rusia tani që e ka Wagner-in: nisma të organizuara e të furnizuara, të armatosura dhe të mbrojtura nga shteti, pa e marrë kurrë përgjegjësinë shteti që u qëndron prapa. Edhe kur këto nisma të veçanta kanë masakruar, djegur e bërë shfarosje të popullatës jo-sllave për interesat e shteteve të tyre, shteti përkatës nuk e ka marrë përgjegjësinë, duke i apostrofuar ato si të pavarura nga shteti, siç ishin çetnikët e Serbisë apo tani Wagner-i i Rusisë.

Në të kaluarën, me shumë të drejtë dhe guxim, Ahmeti i gjeti në mesin e tyre shqiptarët e shitur, të mashtruar e të konvertuar në fenë sllavo-ortodokse, si dhe disa prijës të këtyre forcave shfarosëse, si Kosta Peçenci e të tjerë. Këta kriminelë gjakpirës, duke u tjetërsuar nga origjina shqiptare dhe për t’u ngritur mbi të tjerët, udhëhoqën nisma luftarake serbo-çetnike në vrasjen dhe shfarosjen e shqiptarëve myslimanë dhe atyre katolikë, siç specifikon autori kur përmend në rrethin e Pejës Behranin, si dhe vende të tjera.

Kur tani në historinë e re i gjejmë këta elementë, megjithatë më të pakta nga pala jonë shqiptare, individë të rrallë, disa janë të kërkuar nga organet ligjore për krime lufte: bashkë me armiqtë serbë vranë e masakruan shqiptarë të pafajshëm. Po e theksoj se në masakrën e Reçakut morën pjesë I.B. dhe A.D., përkrah falangës armike.

Serbia edhe në luftën e fundit përdori nisma gjoja të pavarura nga shteti, ndërsa të uniformuara me armë e shenja të ndryshme, dhe i quajti si nisma jo-shtetërore, si çetnikët që i pati dikur; tani i pati Arkanin me trupat e tij, si dhe “Wagner”-in e Sheshelit, si dhe shumë kriminelë të liruar nga burgjet me të vetmin kusht: me vra e shfaros shqiptarë pa dallim moshe, fëmijë, pleq e gra. I dhunuan, përdhunuan, i vranë e i masakruan, duke iu ndihmuar ushtria e rregullt me i vrarë e transportuar, e të maskuar në thellësi të shtetit serb deri në Beograd, gjegjësisht në Batajnicë. Mandej, në poligonet e milicisë, të gjallë e të vdekur u varrosën kolektivisht, gjithnjë duke mos i marrë fajet dhe përgjegjësitë shteti serb.

Tani, kur dikush thotë “paramilitarët”, Serbia thotë se nuk ishin nisma të rregullta, edhe pse ishin të krijuara, ndihmuara e të armatosura krejtësisht nën ombrellën shtetërore të tyre. Kur bëhet fjalë për krimet, shteti nuk merr përgjegjësi.

Në luftën e fundit, për fat, nuk mundën të bënin nisma nga shqiptarët kundër shqiptarëve; sado e vogël do të mjaftonte një batalion që përgjegjësit e masakrave dhe të krimeve do t’ua linte vetë shqiptarëve. U krijua FARK-u, por kjo nismë, edhe pse ishte oponencë e UÇK-së, nuk mundi të përballej asnjëherë me UÇK-në. FARK-u nuk mund të themi se ishte nismë e krijuar nga Serbia, jo në asnjë mënyrë, edhe pse ishin oficerët e JNA-së; këta ishin nën komandën e Qeverisë së Egzilit. Kjo qeveri ishte më konformiste me pushtuesin kur bëhej fjalë për statusin e Kosovës.

Këta rrinin nën hije si prapavijë e UÇK-së dhe pritnin momentin kur UÇK-ja nuk do të arrinte zenitin maksimal të çlirimit. FARK-u, me Qeverinë e Egzilit, do të hynte në lojë për kompromise me Serbinë për disa të drejta optimale gjysmake. Nga kjo pozitë, këta ishin peshë shtesë në kurrizin e UÇK-së, pos armiqve serbë. Megjithatë, është mençuri dhe aftësi e udhëheqjes politike e ushtarake të UÇK-së që nuk u lejua gjakderdhje ndër shqiptarë.

Prof. Ahmeti ishte me mprehtësi inteligjente dhe me vizion të qartë për situatat dhe të ardhmen, kishte një intuitë të saktë, vepronte dhe krijonte unitet në mesin e luftëtarëve, si dhe orientonte situatat, sqaronte dhe vepronte për të ardhmen e lirë. Na mungon fizikisht, por na la porositë dhe amanetet se si të vazhdojmë rrugën deri në bashkimin kombëtar.

Lavdi Çlirimtarit, Profesorit, Shkrimtarit Ahmet Qeriqi, të pavdekshëm!

Kontrolloni gjithashtu

Recak

Ahmet Qeriqi: Masakra e Reçakut, përkujtimi, dhembja, liria, pavarësia…

Sot Reçakut i mungojnë fizikisht bijtë e bijat, të cilët 26  vjet më parë  ranë …