Për këtë ditë nuk mund të them ‘urime’.
I përjetshmi BACË Ahmet Qeriqi, faleminderit për gjithçka që i dhe vendit tonë, neve, brezave, kohës, kombit.
Që nga rinia, nuk e zgjodhe rrugën e lehtë, por rrugën e drejtë dhe, rruga e drejtë destinacion e ka të më të vështirën ndërsa nga vështirësitë lind e bukura.
Burgjet, dhuna, vuajtjet pa mbarim e as përndjekjet në çdo hap, nuk ta thyen shpirtin; përkundrazi.
Ishe profesor që formove breza, zë i së vërtetës në Radio Kosova e Lirë, shkrimtar që le pas vepra me peshë.
Nuk punove për emër, por për atdhe.
Nuk kërkove lavdi, por liri.
Sot nuk ka urime, ka vetëm nderim dhe mirënjohje.
Vepra jote jeton.
Shembulli yt flet.
Familjes Qeriqi i shpreh mirënjohje dhe ngushëllime për bashkëshortin dhe babain.
Të jetojë Radio Kosova e Lire!
Kosovën e thërras:
Mos e harro birin tënd!
I përjetshëm qoftë kujtimi yt 
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
