Shqiponja e Dushkajës ngrihet madhështore si simbol i pathyeshmërisë shqiptare

Shqiponja ish Jabllanica e Dushkajës shënoi 27-vjetorin e çlirimit. Me nderim e mirënjohje para veprës sublime të dëshmorëve që ranë për lirinë tonë dhe që prehen përjetësisht në kompleksin përkujtimor në Shqiponjë, ishin prezent edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi i cili në një postim të tij në Facebook, ka shkruar:

Aty ku historia është shkruar me gjak e krenari, e ku toka mban ende peshën e sakrificës, Shqiponja (Jabllanica) e Dushkajës ngrihet madhështore si simbol i pathyeshmërisë shqiptare dhe i dashurisë së shenjtë për atdheun.

Kjo vatër e lavdisë dhe qëndresës kombëtare shënoi 27-vjetorin e çlirimit, duke u përkulur me nderim e mirënjohje para veprës sublime të dëshmorëve që ranë për lirinë tonë dhe që prehen përjetësisht në kompleksin përkujtimor në Shqiponjë.

Gjaku i tyre u bë dritë lirie për Kosovën, ndërsa emri dhe vepra e tyre do të jetojnë brez pas brezi, si amanet i pavdekshëm për atdheun dhe lirinë, ka shkruar në profilin e tij në Facebook, kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ekrem Kastrati bëri homazhe në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit

Në shënim të 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Ibrahim Mazrreku, Kujtim Krasniqi, …