Inspektorati Komunal i Ferizajt po vazhdon me përkushtim të shtuar evidentimin e rasteve të qytetarëve që hedhin mbeturina në vende të paautorizuara, si dhe të atyre që nuk respektojnë orarin e përcaktuar për nxjerrjen e mbeturinave.
Sipas kryeinspektorit Feriz Hyseni, janë shqiptuar katër gjoba të reja. Dy prej tyre janë në rrugën “Ahmet Kaçiku”, një gjobë në fshatin Zllatar për ndotje me mbeturina, si dhe një gjobë në fshatin Pleshinë.
Inspektorati Komunal u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë orarin e përcaktuar për mbeturinat dhe të mos i hedhin ato në vende të paautorizuara, por të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë dhe mjedisit në qytet dhe në fshatra.