Kryetari i Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti, se bashku me drejtorin e Shëndetësisë në Viti z.Halil Musliu, morën pjesë në Kuvendin Themelues të Shoqatës së Mjekëve të Vitisë, ku u diskutua për rëndësinë dhe qëllimin e themelimit të saj, si dhe për rolin që kjo shoqatë synon të ketë në avancimin e bashkëpunimit dhe zhvillimit profesional.
Takimi u hap nga Dr. Vjollca Kadolli-Halili, ndërsa për rëndësinë, qëllimin dhe themelimin e Shoqatës foli Dr. Shemsedin Sadiku.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryetari Haliti vlerësoi këtë iniciativë dhe theksoi rëndësinë e organizimit profesional, bashkëpunimit dhe kontributit të përbashkët në funksion të zhvillimit të mëtejmë të kësaj fushe.
Kryetari Haliti theksoi se komuna e Vitisë do të vazhdojë të mbështesë nismat që sjellin bashkëpunim, profesionalizëm dhe zhvillim në të mirë të qytetarëve tanë.
Me vendim të Kuvendit Themelues, Dr. Gazmend Halili, u zgjodh Kryetar i Shoqatës, Dr.Ramadan Halimi- Kryesues i Kuvendit, kurse dr.Bashkim Hazizi- Kryetar i Këshillit Mbikqyrës.
Komuna e Vitisë i uron punë të mbarë kryetarit dhe strukturave të sapoformuara të Shoqatës së Mjekëve të Vitisë, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim institucional në funksion të qëllimeve të përbashkëta.