U mbajt mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF)

Nën udhëheqjen e kryesuesit të Kuvendit komunal të Deçanit, z. Hajdar Sutaj, u mbajt mbledhja e VII-të e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa për vitin 2026.

Në mbledhje përveq anëtarëve të Komitetit për Politikë dhe Financa mori pjesë edhe Drejtoresha komunale për Buxhet dhe Financa, znj. Dafina Cacaj.

Gjatë mbledhjes u shqyrtuan dhe u miratuan këto pika të rendit të ditës:

1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar

2. Shqyrtimi i Raportit nëntëmujor financiar

3. Shqyrtimi i propozim-vendimit për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës për vendosjen e trafostacionit në parcelën P-70511069-00074-0, në ZK Prapaqan

4. Shqyrtimi i kërkesave;

5. Të ndryshme.

Të gjitha pikat e rendit të ditës kaluan për shqyrtim në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Deçanit, e cila do të mbahet më 30.10.2026

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Hekuran Murati, kritikon Gjykatën Kushtetuese, sepse ia pezulloi vendimin e tij arbitrar

Thirrje Urgjente ministrit Murati: Zhbllokoni mjetet, mos e rrezikoni shëndetin e fëmijëve!

Kryetari i komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama i ka bërë thirrje publike Ministrit të …