Kryetari Lushtaku ka mirëpritur në takim Qytetarin e Nderit të Skenderajt, Bardhyl Mahmuti

Kryetari i Komunës z.Sami Lushtaku ka mirëpritur, veprimtarin e shquar të çështjes kombëtare, intelektualin dhe Qytetarin e Nderit të Skenderajt, z. Bardhyl Mahmuti.

Gjatë këtij takimi u vlerësua kontributi i tij ndër vite në përpjekjet kombëtare për liri dhe pavarësi, si dhe angazhimi i vazhdueshëm në shërbim të çështjes kombëtare.

Me këtë rast, z. Mahmuti dhuroi 150 ekzemplarë të librit të tij “Revolta e Syzifit”, të cilët do të shpërndahen në shkollat e Komunës së Skenderajt, duke pasuruar kështu fondin bibliotekar dhe duke u ofruar nxënësve mundësi për t’u njohur më nga afër me veprën e tij.

Komuna e Skenderajt shpreh mirënjohjen për këtë donacion dhe për kontributin e z. Bardhyl Mahmuti, duke vlerësuar rëndësinë e promovimit të librit, dijes dhe kujtesës sonë kombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Molliqaj: Ligji për Specialen është mashtrimi më i madh politik që nga paslufta, nuk ndryshon asgjë

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, e ka cilësuar nismën për Ligjin për Dhomat e …