leoni

Vazhdojnë punimet në rrugët e lagjeve të Vitakut

Moti i mirë që po mbanë ditëve të fundit ka mundësuar vazhdimin e punimeve me intensitet të shtuar në rrugët e lagjeve të Vitakut të komunës së Skenderajt. Prandaj ky fshat këto ditë është bërë vendpunishte ku gumëzhijnë makineritë e rënda.

Me qëllim të realizimit të sa më shumë punëve në këto projekte dhe më qëllim të inspektimit të kualitetit të punimeve, nënkryetari i komunës së Skenderajt Fadil Nura me bashkëpunëtorë sot përsëri ka qëndruar në fshatin Vitak.

Ai ka bashkëbiseduar me banorët e Vitakut në lidhje me procesin e realizimit të projekteve aktuale dhe ato të cilat do të realizohen në të ardhmen.

Në Vitak po ndërtohen rrugët e lagjeve Miftaraj, Nimanaj, Topallaj dhe Imeraj.

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …