Shkolla e Berishës shënoi 54 vjetorin e hapjes

Në fshatin Berishë, është shënuar dita e shkollës, përkatësisht 54 vjetori i hapjes së shkollës, e cila tani mbanë emrin e patriotit “Rifat Berisha”. Në këtë shënim të ditës së shkollës, morën pjesë, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku, drejtori i arsimit Avdi Morina, familja e Rifat Berishës, dhe qytetarë të shumtë. Pasi i ka uruar për ditën e shkollës, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku, tha se “si qeveri komunale, jemi duke bërë përpjekje në përmirësimin e kushteve të mësimit, përmes investimeve në infrastrukturën shkollore. Këtë jemi duke e bërë edhe në Berishë, ku po ndërtojmë shkollën e re për nxënësit e kësaj ane”.

Me rastin e ditës së shkollës, edhe drejtori i arsimit në Malishevë, Avdi Morina, i ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit. Edhe drejtori Morina, tha se “si drejtori jemi duke u angazhuar maksimalisht në përmirësimin e kushteve për mësim dhe rritje të cilësisë në mësim”.

Për historikun e shkollës, foli drejtori i kësaj shkolle, Lulzim Gegaj, ndërsa më pas nxënësit e kësaj shkolle, dhanë edhe një program të pasur kulturor dhe artistik.

Kontrolloni gjithashtu

Mamografi dhe ultrazë pa pagesë gjatë muajit tetor

Në kuadër të Muajit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, kryetari i komunës …